Skip to main content

Featured

EMRI/ U gjetën 2 depo ku shtypeshin rroba të falsifikuara dhe të kontrabanduara me markë, u arrestuan 4 persona dhe 2 të tjerë janë në kërkim. Grupi drejtohej nga…

 Një skemë e sofistikuar e kontrabandës dhe mashtrimit me veshje të falsifikuara është zbuluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Shqipëri. Dy fabrika të mëdha, të ndodhura përgjatë rrugës së Arbrit, janë shfrytëzuar si pika për ruajtjen dhe ndryshimin e veshjeve të kontrabanduara, të cilat më vonë shiteshin si produkte të markave të njohura ndërkombëtare. Në krye të kësaj aktiviteti kriminal është një qytetar turk, Ozkan Sulun, i cili tani është shpallur në kërkim nga organet e rendit. Hetimet kanë treguar se ai kishte krijuar një strukturë tërësore për të sjellë veshje kontrabandë – kryesisht nga Turqia – për t’i transformuar më pas në produkte të rreme me logot e kompanive të njohura si Hugo Boss, Calvin Klein, Air Jordan dhe Tommy Hilfiger. Veshjet fillimisht futeshin në mënyrë ilegale në territorin shqiptar, më pas ruheshin në dy fabrika të pajisura me teknologji për stampimin e logove. Ato përgatiteshin që të duken si produkte autentike dhe hidhnin në ...

Deri në 2500 € për një armë zjarri/ Informacione nga operacioni “Puzzle”, si transportoheshin armët nga Kosova në Shqipëri.


 Hetimet për operacionin e koduar “Puzzle” vazhdojnë të zbulojnë detaje mbi veprimtarinë e zgjeruar të grupit të kriminal, i cili u arrestua disa ditë më parë.


Sipas informacioneve të publikuara për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta, grupi nuk merrej vetëm me trafikun e armëve nga Kosova në Tiranë, por kishte edhe struktura të organizuara brenda Shqipërisë.

Një nga këto struktura u zbulua nga Policia në qytetin e Burrelit, ku dyshohet se ishin duke u kryer ruajtje dhe shpërndarje armësh. Po ashtu, hetimet kanë evidentuar raste shitjeje armësh edhe në Shkodër dhe Laç, që tregon për një rrjet të mirëorganizuar në disa qytete të vendit.

Grupi kriminal merrej kryesisht me trafikun e pistoletave, përfshirë ato të llojit “Glock”, si dhe armë automatike të tjera. Çmimi i një pistolete në tregun e zi ishte nga 1500 deri në 2500 euro, në varësi të modelit dhe modifikimeve të kryera, disa prej të cilave ishin të pajisura me silenciator.

Ndërkohë, dy persona, R. K. , 41 vjeç dhe A. N. , 24 vjeç, janë ende në kërkim, pasi dyshohet se kanë pasur role kryesore në logjistikën dhe shpërndarjen e armëve.

Comments