Skip to main content

Featured

EMRI/ U gjetën 2 depo ku shtypeshin rroba të falsifikuara dhe të kontrabanduara me markë, u arrestuan 4 persona dhe 2 të tjerë janë në kërkim. Grupi drejtohej nga…

 Një skemë e sofistikuar e kontrabandës dhe mashtrimit me veshje të falsifikuara është zbuluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Shqipëri. Dy fabrika të mëdha, të ndodhura përgjatë rrugës së Arbrit, janë shfrytëzuar si pika për ruajtjen dhe ndryshimin e veshjeve të kontrabanduara, të cilat më vonë shiteshin si produkte të markave të njohura ndërkombëtare. Në krye të kësaj aktiviteti kriminal është një qytetar turk, Ozkan Sulun, i cili tani është shpallur në kërkim nga organet e rendit. Hetimet kanë treguar se ai kishte krijuar një strukturë tërësore për të sjellë veshje kontrabandë – kryesisht nga Turqia – për t’i transformuar më pas në produkte të rreme me logot e kompanive të njohura si Hugo Boss, Calvin Klein, Air Jordan dhe Tommy Hilfiger. Veshjet fillimisht futeshin në mënyrë ilegale në territorin shqiptar, më pas ruheshin në dy fabrika të pajisura me teknologji për stampimin e logove. Ato përgatiteshin që të duken si produkte autentike dhe hidhnin në ...

Dronet "kapi mat" rrjetin e tregtisë së armëve/ Dëshmi të reja nga operacioni "Puzzle", si u shisnin armët në zonat përreth për të evituar vëmendjen.



Dalin pamje të reja nga operacioni “Puzzle” ku u godit një rrjet i kontrabandës së armëve nga Kosova në Shqipëri.


Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar 14 armë (12 prej tyre janë pistoleta, një me silenciator dhe 2 armë automatike), 2077 fara kanabisi, municion luftarak, 3 automjete, dhe 8 telekomandë.

 

Comments