Skip to main content

Featured

EMRI/ U gjetën 2 depo ku shtypeshin rroba të falsifikuara dhe të kontrabanduara me markë, u arrestuan 4 persona dhe 2 të tjerë janë në kërkim. Grupi drejtohej nga…

 Një skemë e sofistikuar e kontrabandës dhe mashtrimit me veshje të falsifikuara është zbuluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Shqipëri. Dy fabrika të mëdha, të ndodhura përgjatë rrugës së Arbrit, janë shfrytëzuar si pika për ruajtjen dhe ndryshimin e veshjeve të kontrabanduara, të cilat më vonë shiteshin si produkte të markave të njohura ndërkombëtare. Në krye të kësaj aktiviteti kriminal është një qytetar turk, Ozkan Sulun, i cili tani është shpallur në kërkim nga organet e rendit. Hetimet kanë treguar se ai kishte krijuar një strukturë tërësore për të sjellë veshje kontrabandë – kryesisht nga Turqia – për t’i transformuar më pas në produkte të rreme me logot e kompanive të njohura si Hugo Boss, Calvin Klein, Air Jordan dhe Tommy Hilfiger. Veshjet fillimisht futeshin në mënyrë ilegale në territorin shqiptar, më pas ruheshin në dy fabrika të pajisura me teknologji për stampimin e logove. Ato përgatiteshin që të duken si produkte autentike dhe hidhnin në ...

“Kombëtaret nuk e dinë se çfarë është”, ish-anëtari i bordit garanton fitoren ndaj Serbisë! Jenisheri: Do ta shihni për 3-4 ditë që. . .


 Zhyt sërish në Jenisheri me këshillat e tij për Kombëtaren Shqiptare. Këtë herë ish-deputeti i ka dërguar një letër Silvinjos me garanci se Shqipëria do të fitojë ndaj Serbisë.


Kombëtarja po përgatitet të përballet me sfidën në turin e tretë të kualifikimeve për Botërorin. Ndeshja kundër Serbisë është planifikuar të zhvillohet në “Arena Kombëtare” më 7 qershor nga ora 20:45.

Unë jam Selami Jenisheri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Legjislacionin e IX të Republikës së Shqipërisë dhe trajner futbolli (ish-këshilltar i trajnerit të kombëtares shqiptare). Sepse kam zhvilluar një lloj stërvitjeje për të përmirësuar aftësitë teknike të lojtarëve, në bazë të kërkesës së FSH-së. F, janë kryer eksperimente dhe rezultatet janë shumë më të mira se ato të publikuara nga FIFA dhe çfarë dini.

Duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes kundër Serbisë, e cila ka një kuptim shumë të veçantë dhe politik, dhe duke pasur parasysh se lojtarët shqiptarë që keni mund të mos e dinë këtë, ju kërkoj që të më jepni mundësinë të siguroj lojtarë (kryesisht sulmues, por pa u kufizuar vetëm në) në mënyrë që të arrijmë një fitore 100% në ndeshjen kundër Serbisë.

E kuptoj vështirësinë tuaj për ta besuar, por kjo është një e vërtetë e madhe, të cilën do ta shihni vetë në 3-4 ditë kur lojtarët do të fitojnë zakonin për ta zbatuar në lojë.

Me shpresën se keni një dëshirë të pamohueshme për të arritur fitoren në ndeshjen Shqipëri - Serbi, ju lutem plotësoni kërkesën time që lojtarët ta kuptojnë këtë ecuri dhe kjo ndeshje sigurisht të fitohet me rezultate të mira nga Shqipëria. ”

Comments