Skip to main content

Featured

EMRI/ U gjetën 2 depo ku shtypeshin rroba të falsifikuara dhe të kontrabanduara me markë, u arrestuan 4 persona dhe 2 të tjerë janë në kërkim. Grupi drejtohej nga…

 Një skemë e sofistikuar e kontrabandës dhe mashtrimit me veshje të falsifikuara është zbuluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Shqipëri. Dy fabrika të mëdha, të ndodhura përgjatë rrugës së Arbrit, janë shfrytëzuar si pika për ruajtjen dhe ndryshimin e veshjeve të kontrabanduara, të cilat më vonë shiteshin si produkte të markave të njohura ndërkombëtare. Në krye të kësaj aktiviteti kriminal është një qytetar turk, Ozkan Sulun, i cili tani është shpallur në kërkim nga organet e rendit. Hetimet kanë treguar se ai kishte krijuar një strukturë tërësore për të sjellë veshje kontrabandë – kryesisht nga Turqia – për t’i transformuar më pas në produkte të rreme me logot e kompanive të njohura si Hugo Boss, Calvin Klein, Air Jordan dhe Tommy Hilfiger. Veshjet fillimisht futeshin në mënyrë ilegale në territorin shqiptar, më pas ruheshin në dy fabrika të pajisura me teknologji për stampimin e logove. Ato përgatiteshin që të duken si produkte autentike dhe hidhnin në ...

Nuk u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës për të 24-n herë, Albulena Haxhiu e VV: Po presim vendimin e Kushtetueses për votimin e fshehtë


 Kandidatja e LVV-së për pozitat e kryetares së Kuvendit të Kosovës, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë që në mandatin e fundit ishin opozitë, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.


"Ka deputetë që aderojnë në Kuvend, por nuk kanë njohuri pse janë aty. Të gjithë deputetët e LVV-së në çdo seancë konstituese kanë qenë prezentë për të kontribuar në formimin e Kuvendit. Sot ishte seanca e 16 që nga propozimi për votim të fshehtë, dhe asnjëherë nuk ka pasur përpjekje të deputetëve opozitarë për t’u angazhuar në votim," tha ajo.


"Nuk po kërkojmë që të votojnë patjetër pro, por të votojnë ose kundër ose t’i përmbahen," shtoi Haxhiu. Ajo theksoi se kjo situatë është e brengosshme.


"Janë realizuar 24 seanca deri më tani. Kjo situatë është për të ardhur keq, por sa i përket LVV-së, ne e kemi përmbushur çdo detyrim që kemi pasur sipas Kushtetutës dhe rregulloreve të Kuvendit. Të gjithë deputetët kanë përgjegjësinë për të marrë pjesë në votim dhe për të gjetur mënyra për të ndihmuar në formimin e Kuvendit," tha deputetja Haxhiu.


"Edhe në letrën e Osmanit thuhet se u takon të gjithëve që të gjejnë mënyra për të formuar Kuvendin, jo për ta penguar atë. " Është thelbësore që opozita të heqë dorë nga pozitat bllokuese, në mënyrë që të shërbejmë për qytetarët dhe të jemi në përputhje me Kushtetutën. Ne jemi duke pritur edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për komisionin e fshehtë, çështje e cila është paraqitur nga AAK-ja," përfundoi Haxhiu.

Comments