Skip to main content

Featured

EMRI/ U gjetën 2 depo ku shtypeshin rroba të falsifikuara dhe të kontrabanduara me markë, u arrestuan 4 persona dhe 2 të tjerë janë në kërkim. Grupi drejtohej nga…

 Një skemë e sofistikuar e kontrabandës dhe mashtrimit me veshje të falsifikuara është zbuluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Shqipëri. Dy fabrika të mëdha, të ndodhura përgjatë rrugës së Arbrit, janë shfrytëzuar si pika për ruajtjen dhe ndryshimin e veshjeve të kontrabanduara, të cilat më vonë shiteshin si produkte të markave të njohura ndërkombëtare. Në krye të kësaj aktiviteti kriminal është një qytetar turk, Ozkan Sulun, i cili tani është shpallur në kërkim nga organet e rendit. Hetimet kanë treguar se ai kishte krijuar një strukturë tërësore për të sjellë veshje kontrabandë – kryesisht nga Turqia – për t’i transformuar më pas në produkte të rreme me logot e kompanive të njohura si Hugo Boss, Calvin Klein, Air Jordan dhe Tommy Hilfiger. Veshjet fillimisht futeshin në mënyrë ilegale në territorin shqiptar, më pas ruheshin në dy fabrika të pajisura me teknologji për stampimin e logove. Ato përgatiteshin që të duken si produkte autentike dhe hidhnin në ...

Aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Drenas-Skënderaj në Kosovë! Një grua 24 vjeçare ka ndërruar jetë.


 Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në linjën Drenas-Skenderaj, pikërisht në fshatin Polluzhë të Komunës Skenderaj. Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur.


Sipas autoriteteve, njësitet policore nga Stacioni i Drenasit dhe ekipet e emergjencës kanë dalë me shpejtësi në vendin e ngjarjes, ndërsa viktimat janë dërguar menjëherë në Qendrën Klinike të Universitetit të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Fatkeqësisht, për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë në aksident, vajza nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në Urgjencën në QKUK. Drejtori i repartit, Naser Syla, ka konfirmuar vdekjen e tij, duke thënë se përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor dhe përpjekjeve për reanimacion, nuk ka mundur t'i shpëtohet jeta.

“Përkundër të gjitha procedurave dhe përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, vajza e lindur në vitin 2001 nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra”, tha Syla.

Comments