Skip to main content

Featured

EMRI/ U gjetën 2 depo ku shtypeshin rroba të falsifikuara dhe të kontrabanduara me markë, u arrestuan 4 persona dhe 2 të tjerë janë në kërkim. Grupi drejtohej nga…

 Një skemë e sofistikuar e kontrabandës dhe mashtrimit me veshje të falsifikuara është zbuluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Shqipëri. Dy fabrika të mëdha, të ndodhura përgjatë rrugës së Arbrit, janë shfrytëzuar si pika për ruajtjen dhe ndryshimin e veshjeve të kontrabanduara, të cilat më vonë shiteshin si produkte të markave të njohura ndërkombëtare. Në krye të kësaj aktiviteti kriminal është një qytetar turk, Ozkan Sulun, i cili tani është shpallur në kërkim nga organet e rendit. Hetimet kanë treguar se ai kishte krijuar një strukturë tërësore për të sjellë veshje kontrabandë – kryesisht nga Turqia – për t’i transformuar më pas në produkte të rreme me logot e kompanive të njohura si Hugo Boss, Calvin Klein, Air Jordan dhe Tommy Hilfiger. Veshjet fillimisht futeshin në mënyrë ilegale në territorin shqiptar, më pas ruheshin në dy fabrika të pajisura me teknologji për stampimin e logove. Ato përgatiteshin që të duken si produkte autentike dhe hidhnin në ...

Inter-Inzaghi, raportohet për takimin që do të përcaktojë drejtimin, palët në prag të ndarjes.


 Dështimi i Ligës së Kampionëve do të marrë kohë për t'u "tretur", me të ardhmen e trajnerit Inzaghi në Inter tashmë të pasigurt.


Sipas raportimeve të mediave, të martën do të ketë një takim të rëndësishëm mes palëve të përfshira, ku u tha se mundësia e një ndarjeje është shumë e madhe. Në Viale della Liberazione po kryhen të gjitha vlerësimet e nevojshme dhe kushtet te klubi zikaltër nuk janë të mira.


Ndërkohë, Al-Hilal vazhdon të ushtrojë presion mbi trajnerin e skuadrës italiane dhe Interi nuk është ulur duarkryq. Ausilio dhe Marotta kanë nisur të kërkojnë emra të mundshëm për postin e trajnerit. Ndër alternativat janë De Zerbi dhe Fabregas.

Comments