Featured
- Get link
- X
- Other Apps
Plagosja remaja në një piceri te "Ali Demi"! I ri u qëllua në shpatull, dyshohet se ishte për shkak të një mosmarrëveshjeje me motorrin.
Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur te Pica “Fantazia”, ku adoleshenti dyshohet se punonte si kamarier. Sipas informacioneve fillestare, konflikti mendohet të ketë nisur mes adoleshentit dhe një motoçiklisti.
Pas një sherri verbal, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 15-vjeçarin, duke e plagosur në mes të qafës dhe shpatullës. Menjëherë pas ngjarjes, adoleshenti është dërguar në spital, ku po merr mjekimin nga mjekët. Burime spitalore thanë se gjendja e adoleshentit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Deri më sot, nuk është siguruar asnjë video nga kamerat e vëzhgimit për të dokumentuar momentin e të shtënave.
- Get link
- X
- Other Apps
Popular Posts
Deri në 2500 € për një armë zjarri/ Informacione nga operacioni “Puzzle”, si transportoheshin armët nga Kosova në Shqipëri.
- Get link
- X
- Other Apps
Ish-kreu i CIA, David Petraeus: Ky është vendi tjetër që do ta targetojë Putini, nëse ka sukses në fushën ushtarake në Ukrainë…
- Get link
- X
- Other Apps
Comments
Post a Comment