Featured
- Get link
- X
- Other Apps
Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, reagon MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore
Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron maturantët, prindërit, mësuesit dhe të gjitha palët e interesuara se provimi i gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2025 realizohet në kushte të plota sigurie dhe transparence, duke ndjekur rregullat e përcaktuara dhe duke garantuar standardet më të larta të testimit për 27 mijë maturantë në tërë Shqipërinë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Arsimit dhe Sportit bën të qartë se provimi i parë i Maturës Shtetërore 2025, i gjuhës së huaj, po organizohet sipas standardeve të larta të sigurisë dhe transparencës, në përputhje me rregulloren që është në fuqi.
Akti i shëmtuar
Aktet e papranueshme të kapjes dhe shpërndarjes së materialeve të provimit të gjuhës së huaj pas fillimit të provimeve nuk do të ndikojnë në proces dhe nuk do të minojnë angazhimin e palodhur të mijëra mësuesve, administratorëve dhe profesionistëve në arsim në të gjithë vendin, të cilët kanë punuar me përkushtim për këtë proces për një periudhë të gjatë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon çdo veprim që ka për qëllim të dëmtojë besueshmërinë dhe integritetin e Maturës Shtetërore, duke theksuar se çdo përpjekje për të penguar zhvillimin normal të provimeve do të trajtohet me seriozitet të plotë, siç kërkohet nga rregullat e vendosura.
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Arsimit dhe Sportit garanton se provimi po zhvillohet sipas standardeve më të larta, duke i ofruar maturantëve mundësinë të demonstrojnë aftësitë dhe njohuritë që ata kanë fituar gjatë viteve të studimit.
Këto standarde
Këto nivele të larta janë siguruar nga institucionet arsimore në çdo fazë të procesit: Nga përgatitja e testeve me profesionalizëm dhe siguri të plotë, deri te trajnimet dhe certifikimi i stafit administrativ. Konsultimet në shkolla janë realizuar, testet model janë shpërndarë nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që në janar, janë organizuar para-teste në shkolla, duke ofruar edhe mbështetje psikologjike për të menaxhuar stresin e provimeve, si pjesë e përgatitjes për Maturën 2025.
Kemi forcuar
Ne kemi përmirësuar çdo vit elementet teknike të kontrollit, duke përfshirë kamerat e sigurisë, rregullat e hynjes dhe daljes si dhe procedurat e administratës, me qëllimin për të krijuar një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për çdo nxënës.
Për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
Për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, suksesi i çdo maturanti dhe e drejta e çdo individi për të zhvilluar provimin në kushte të barabarta mbetet prioritet. Prandaj, angazhimi ynë do të vazhdojë pa nderprerë për të siguruar një proces të drejtë dhe të ndershëm.
- Get link
- X
- Other Apps
Popular Posts
Deri në 2500 € për një armë zjarri/ Informacione nga operacioni “Puzzle”, si transportoheshin armët nga Kosova në Shqipëri.
- Get link
- X
- Other Apps
Ish-kreu i CIA, David Petraeus: Ky është vendi tjetër që do ta targetojë Putini, nëse ka sukses në fushën ushtarake në Ukrainë…
- Get link
- X
- Other Apps
Comments
Post a Comment