Skip to main content

Featured

EMRI/ U gjetën 2 depo ku shtypeshin rroba të falsifikuara dhe të kontrabanduara me markë, u arrestuan 4 persona dhe 2 të tjerë janë në kërkim. Grupi drejtohej nga…

 Një skemë e sofistikuar e kontrabandës dhe mashtrimit me veshje të falsifikuara është zbuluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Shqipëri. Dy fabrika të mëdha, të ndodhura përgjatë rrugës së Arbrit, janë shfrytëzuar si pika për ruajtjen dhe ndryshimin e veshjeve të kontrabanduara, të cilat më vonë shiteshin si produkte të markave të njohura ndërkombëtare. Në krye të kësaj aktiviteti kriminal është një qytetar turk, Ozkan Sulun, i cili tani është shpallur në kërkim nga organet e rendit. Hetimet kanë treguar se ai kishte krijuar një strukturë tërësore për të sjellë veshje kontrabandë – kryesisht nga Turqia – për t’i transformuar më pas në produkte të rreme me logot e kompanive të njohura si Hugo Boss, Calvin Klein, Air Jordan dhe Tommy Hilfiger. Veshjet fillimisht futeshin në mënyrë ilegale në territorin shqiptar, më pas ruheshin në dy fabrika të pajisura me teknologji për stampimin e logove. Ato përgatiteshin që të duken si produkte autentike dhe hidhnin në ...

VIDEO/ Karikatorë droge, maska ​​silikoni dhe armë në terren, tregojnë pamjet nga operacioni në Fier.


 Kanë dalë imazhet nga operacioni “Procedimi” në Fier, ku janë ndaluar katër individë me potencial të lartë rreziku për shoqërinë.


Shtetasit që kanë përfunduar në pranga janë Boran Buzi, Niko Osma, Qamil Shurdhi dhe Besim Buzi.

Sipas pamjeve të shpërndara nga policia, janë kryer kontrolle në një magazinë të drogësku janë gjetur edhe maska silikoni dhe armë të ndryshme.

Gjatë konferencës për mediat, Policia e Fierit njoftoi se ka ndaluar një grup  dyshuar kriminal, i cili merrej me trafikimin e armëve nga Kosova.

Konferencë e përbashkët për shtyp, nga DVP Fier dhe Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier:

Janë goditur një grup kriminal që ishte i angazhuar në trafikimin e armëvesi dhe në kultivimin dhe shitjen e kanabisit. Katër individë janë arrestuarjanë sekuestruar gjashtë armë zjarri dhe gjahu, katër mijë fidanë kanabisi, pesë mijë fara kanabisi, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe radio dhe uniforma me ngjashmëri me ato të Policisë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Drejtuesi i ParëSkender Hita:

Mirë se vini dhe faleminderit që jeni këtu,

Siç e tha edhe drejtuesi i Prokurorisë, jam këtu sot për të paraqitur rezultatet e operacionit policor të quajtur “Procedimi”, por gjithashtu për të nënvizuar rëndësinë e një bashkëpunimi të suksesshëm ndërmjet Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Ky bashkëpunim është i vazhdueshëm dhe shumë koordinuar me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit në qarkun Fier.

Operacioni policor i koduar “Procedimi” përfaqëson përfundimin e një procedimi penal të pasuar me metode speciale hetiminën udhëheqjen e Prokurorisë së Fierit.

Ky procedim u inicua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme për DVP Fier dhe u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Sikurse është bërë e ditur edhe më parë nëpërmjet njoftimeve tona për shtyp, strukturat e DVP Fier kanë vazhduar pa pushim operacionet për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarive kriminale. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, specialistët e sektorit për Hetimin e Narkotikëve  DVP Fier kanë mbledhur informacione përmes inteligjencës policore dhe i kanë referuar ato në Prokurorinë e Fierit, e cila ka regjistruar procedimin penal nr. 1815/2024, i ndjekur për disa muaj, duke përdorur metoda speciale hetimi.

Gjatë hetimeve është zbuluar se disa individë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, angazhoheshin në aktivitete kriminale lidhur me trafikimin e armëve dhe municioneve të kalibrave të ndryshëm, si dhe mbajtjen e armëve për qëllime kriminale. Ky aktivitet zhvillohej në disa qytete të vendit, përfshirë Fier, Lushnjë, Durrës, Shkodër dhe Kukës, ku në disa raste armët ishin siguruar nga Kosova dhe ishin futur ilegalisht përmes kufirit të gjelbër në PKK Morinë.
Po nga hetimet u vërtetua se ky grup ishte i angazhuar edhe  kultivimin dhe tregtimin e kanabisit. Në vazhdim, u organizua dhe u përmbyll operacioni policor me emrin “Procedimi”. Gjatë këtij operacioni, u kryen 8 kontrolle nëpër banesa, 2 në vende të dyshuara për ruajtjen e armëve dhe municionit, dhe 3 në mjete transporti.

Gjatë këtyre kontrolleve dolën në pah:

4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën e shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kube);

arma zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

5000 fara kanabisi;

2 radio si ato të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke;

3 automjete dhe 10 telefona celularë.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit N. O. , në Durrës, u gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ai përpiqej ta hidhte nga dritarja në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

B. , 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, me një dënim të kaluar në Itali me 30 vjet burg për “Shfrytëzim të prostitucionit” dhe “Armëmbajtje pa leje”;

O. , 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal për armëmbajtje pa leje;

Sh. , 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për aktivitete të lidhura me narkotikët dhe armëmbajtje pa leje;

B. , 33 vjeç, banues në Divjakë.

Po ashtu, u procedua një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i cili ishte arrestuar më parë për kundërshtim ndaj punonjësve të Policisë.

Sipas hetimeve, ky grup vepronte në mënyrë të organizuar, duke pasur si qëllim trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, për t'i shitur më pas individëve të angazhuar në aktivitete kriminale.

B dhe Q. Sh. ishin organizatorët kryesorë të grupit, ndërsa anëtarët e tjerë kishin si detyrë sigurimin e armëve dhe gjetjen e klientëve.

Në të njëjtën kohëlideri i grupit, B. B. menaxhonte procesin e kultivimit dhe shitjes së kanabisit.

Operacioni vazhdon dhe hetimet po intensifikohen për të zbuluar dhe arrestuar shtetas të tjerë të përfshirë në këto aktivitete kriminale.

Dua të shpreh mirënjohjen time për Prokurorinë e Fierit për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional, strukturat e DVP Fier që ishin të angazhuara nga fillimi deri në përfundimin e operacionit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në këtë operacion.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara me intensitet të lartë për të parandaluar dhe goditur kultivimin dhe shitjen e narkotikëve, armëmbajtjen pa leje, trafikimin e paligjshëm dhe çdo formë tjetër kriminaliteti.

Comments